Kapet autori që goditi me tytën e pistoletës 37-vjeçarin në Tiranë

Ka rënë në prangat e policisë 45-vjeçari që goditi me tytën e pistoletës një 37-vjeçar, dje 26 qershor, në Tiranë.

45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin, 37 vjeç, dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.

Njoftimi Policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Catch”.
Goditi një shtetas me tytën e pistoletës, dhe më pas u largua, falë veprimeve të shpejta profesionale, brenda një kohe rekord, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në rrugën “Thoma Filipeu”, një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit, 45 vjeç, banues në Tiranë.
45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin, 37 vjeç, dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com.