Bëri shoshë me plumba makinën e pronarit, arrestohet shqiptari
Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi mbi të reëndojnë disa akuza.

Shqiptari Detion Ramaj, mësohet se ka qëlluar me pistoletë makinën e ish-punëdhënësit të tij, për një shumë prej 5 mijë eurosh në bashkëpunim me një italian 40 vjeçar.

Incidenti ndodhi më 17 nëntor të vitit të kaluar në Albisola ndërsa plot 11 të shtëna u qëlluan në drejtim të makinës së parkuar pranë restorantit italian.

Hetimi ishte i ndërlikuar sipas "Ansës" edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit të pronaritrestorantit, i frikësuar për të dhënë detaje dhe për të denoncuar kërcënimet e përsëritura nga shqiptari dhe italianit.

Sot në mëngjes, u arrestua shtetasi italian, ndërsa shqiptari ka përfunduar në pranga më 11 dhjetor për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa tani u zbulua edhe për kërcënimet ndaj pronarit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori