Policia e Fierit ka arrestuar një 19-vjeçar pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur.
I riu E. R., banues në Strum të Roskovecit është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin Sh. M. dhe si pasojë, ka dëmtuar rëndë në kokë të
miturin.
Si pasojë e goditjeve, 13 vjecari ndodhet në Spitalin Rajonal
Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 08:41