Bëri këngë kundër Ramës, kërcënohet reperi shqiptar
Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i njohur Big Basta ka publikuar këngën "Rama ik".

Ndër të tjera, në vargje ai shprehet se çdo shqiptar që thotë "Rama ik" i jep atij shpresë dhe se nuk e shikon si armik, por si mik.

Ndërkohë ditën e sotme Big Basta bën me dije se ai dhe Vesa, kanë kërcënime në adresat sociale me profile fallso.

Këngëtari shkruan se adresat fallso janë pikërisht të atyre b*thlëpirsat dhe qorrat që për 300 mijë lekë të vjetra punë në shtet djegin të ardhmen e tyre.

"Po hapim mesazhet ne fb te miat dhe Veses dhe paskemi mare kercenime te lehta nga profile fallco.

Jane aq fallco saqe edhe vete e dine se jane e verteta e tyre qe i kane.

Pikerisht bythelepiresat dhe qorrat qe per 300mije lek te vjetra pune ne shtet djegin te ardhmen e tyre.

Edhe nje mi halesh e kupton se po keqqeverisemi me dekada dhe se te gjithe duan te ikin prej atij vendi. E sigurte se edhe vete Rama mezi pret te ike jashte shtetit familjarisht per nje jete me te mire.

Aq keq eshte puna. Dhe keni bythe e fytyre fallco te kercenoni…”- shkruan Big Basta.



Shtuar më 02/10/2020, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori