Bëri gruan për spital, arrestohet në kohë elbasanasi
Elbasan është arrestuar një 44-vjeçar i identifikuar si Saimir Nuredini.

Arrestimi është bërë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, Elbasan në banesën e çiftit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Saimir Nuredini, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Shtetasi i lartëpërmendur , në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe, banuese në lagjen, “5 Maji” .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2018, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori