Bëri 7 rrugë me drogë në Itali, kush është skafisti që u zhduk kur shkoi për të marrë 200 mijë euro
Një numër i madh personash janë mbytur apo zhdukur gjatë muajve të fundit në Vlorë dhe kjo nuk është aspak e rastësishme sipas gazetarit Artan Hoxha.

Ai tregoi në emisionin "Kapital" historinë e Mario Metushajt, i cili ka bërë 7 rrugë me skaf me drogë në Itali dhe që u zhduk në momentin kur shkoi të merrte pagesën për këtë shërbim, e cila ishte 200 mijë euro.

"Një ndër 4 personat e zhdukur së fundi në qytetin e Vlorës është një skafist që ka udhëtuar 7 herë duke transportuar qindra kg cannabis drejt Italisë. Ka shkuar të marrë pagesën prej 200 mijë eurosh për punën që ka bërë dhe aty është zhdukur. Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka përfunduar", tha Hoxha. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2018, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori