Berati tronditet nga tërmeti
Qyteti i Beratit është tronditur nga një tërmet i fuqishëm pasditen e së enjtes, ku u regjistrua një lëkundje e fuqishme edhe në rrethinat përreth. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave për momentin nuk raportohen viktima dhe dëme materiale.

Por duke patur parasysh shtepite karakteristike dhe shume te vjetra te ketij qyteti mendohet te kete goxha deme materiale.

Ndërkohë, sizmiologu Ervin Kasaj ka saktësuar se fuqia e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter, raporton TCH.

I njëjti burim ka shtuar se epiqendra e tërmetit është lokalizuar 9 kilometra në perëndim të Beratit, ndërkohë që lëkundja është ndjerë edhe në Fier. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2011, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori