Berati, prioritet per LSI-ne
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka zhvilluar një sërë takimesh me banorë të këtij qarku, takime në të cilat janë bërë bashkëbisedime për problemet që shqetësojnë komunitetin atje.


Në veçanti z. Meta shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen skandaloze të rrugës Berat-Çorovodë, e mbetur e papërfunduar prej vitesh. Sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim demagogjia e Kryeministrit aktual lidhur me sukseset e pafundme me rrugët e asfaltuara anembanë vendit përplaset çdo ditë me një realitet të dhimbshëm për shumë qytetarë kudo në të gjithë vendin.


“Unë përmenda vetëm dy ditë më parë gjendjen skandaloze të rrugës nacionale Memaliaj-Tepelenë dhe sot më duhet të them këtu në hyrje të qytetit Çorovodë ku që nga viti 2005 ka ngelur papërfunduar rruga Berat-Çorovodë vetëm për tre kilometra, edhe pse kjo gjë është premtuar vazhdimisht gjatë këtyre tetë viteve nga ana e Partisë Demokratike dhe pse kjo gjë na është premtuar neve çdo vit me rastin e miratimeve të buxhetit të vitit në Kuvend si Grup Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe unë personalisht, edhe deputeti i Qarkut të Beratit dhe i Skraparit, z. Naço, kemi ngritur vazhdimisht këtë çështje e cila nuk ka marrë zgjidhje edhe sot pas këtyre 8 vitesh”, u shpreh Meta.


Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur gjithmonë shqetësimin në lidhje me gjendjen shumë të keqe të infrastrukturës në Qarkun e Beratit.
Shtuar më 15/05/2013, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori