Berati në alarm, zgjerohet vatra e koronavirusit
Pas ditës së djeshme ku në Berat u konfirmua një punonjëse ujësjellësi me koronavirus, listës do i shtohn dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për një burrë 56 vjeç dhe një grua 44 vjeçe, të dy punonjës të UjësjellësitBeratit.

Mjekët janë duke kryer hetimin epidemiologjik të të prekurve, por paraprakisht dyshohet se ata janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se,nga 20 testimet e kryera në punonjësit e UjësjellësitBeratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, ndërkohë që frika më e madhe qendron të familjarët e tyre, me të cilët ata kanë pasur kontakt të afërt.

Pritet që të dy rastet e reja në Berat të konfirmohen në deklaratën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com/
Shtuar më 13/05/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori