Berat, Vrau bashkëshorten, lihet në burg nga gjykata
Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” ndaj 61-vjeçarit i cili vrau të shtunën bashkëshorten e tij. Trupi gjykues ka lënë në burg Gani Myrtelin i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Resmie Myrteli 56 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në fshatin Moravë të Beratit ku 61-vjeçari Myrteli ka qëlluar me mjete të forta në kokë, bashkëshorten e tij duke i shkaktuar edhe vdekjen. Sipas policisë vrasja kishte ndodhur pas një zënke mes çiftit për motive xhelozie. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2011, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori