Berat, prostituonte ne shtepi, arrestohet
Albeu.com
Kushtet e rënda ekonomike kanë detyruar një grua nga qyteti i Beratit të ofrojë marrëdhënie seksuale kundrejt një pagese prej 1 mijë lekësh. Ajo është prangosur mbrëmjen e së enjtes, në banesën e saj, ku edhe dyshohet se ushtronte prostitucionin.Burime zyrtare të Policisë së Beratit bëjnë të ditur se 40-vjeçarja Kozeta G., banore e lagjes “Donika Kastrioti”, u ndalua nga uniformat blu, pasi ofronte seks në shtëpinë e saj. 40-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e papunë, ofronte seks kundrejt një pagese prej një mijë lekësh.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçares, uniformat blu kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale dy telefona celularë, me të cilat gruaja vendoste oraret dhe takimet me klientët e saj të moshave të ndryshme, kryesisht banorë të lagjes.

Shtuar më 15/05/2010, ora 13:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori