Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit ku një person është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit. I plagosur ka mbetur Rexhep Terziu.

42-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes teksa ende nuk është identifikuar autori.


Shtuar 10.02.2020 20:37