Berat, lagjia Goricë përfshihet nga zjarri
Kodrat e lagjes Goricë në qytetin e Beratit janë përfshirë nga flakët që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që situata është rënduar gjatë paradites së sotme, pasi tani vatrat e zjarrit kanë shkuar në tre, duke djegur dhjetra hektarë me pisha.

Të gjitha forcat e zjarrfikëses së Beratit, por dhe ato të ardhura nga Kuçova janë duke punuar që prej mbrëmjes së djeshme për të fikur flakët e zjarrit, të cilat kanë përfshirë dy prej kodrave të lagjes muzeale Goricë, njëra në vendin e quajtur Mali Partizan dhe tjera Sheshi i Dosave. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2012, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori