“Dea është bletë punëtore”, komentet se*siste të Luizit agravojnë debatin: Atë të zhgarraviz mban mend ti

Deamishel dhe Luizi shpesh herë kanë debatuar brenda shtëpisë për situata të ndryshme, ndërsa nuk kanë munguar ofendimet dhe komentet seksiste nga ky i fundit.

Sipas Deas, Luizi është një mashkull që dhunon verbalisht në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa Luizi mendon se Dea është “Bletë punëtore” dhe se ka arritur deri në këtë pikë të lojës, duke flirtuar me djemtë.

Luiz: Unë i thash Deas, Kristit dhe Nitës se përse ata e shohin veten në finale dhe me kë. Kristi tha se e sheh veten me Dea, duke qenë se ajo ka patur situata me dy djem. Sot në mëngjes u rihap sërish. Unë i thash që ai ka hyrë brenda vetëm për dy situata.

Kristi: Po më vë mua në pozitë të vështirë.

Luiz: Janë fjalët e tua. I thash Deas që ka vetëm dy situata, atë me Amosin dhe me Shpatin.

Dea: Po çfarë bëra mo Luiz?

Luiz: Këto dy situata, e bëjnë Dean të mendojë që ka avantazh më shumë se Nita. Sipas Kristit dhe Deas, duhet të kesh situata me djemtë, që të ecësh dhe kjo sipas tyre, penalizon Nitën.

Dea: Unë nuk e kam përmendur fare Nitën.

Luiz: Fjalët e Kristit po them. Argumenti i Kristit është komplet i gabuar. Për rastin e Amosit dhe Shpatit, Dea as nuk mbaroi ndonjë gjë. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me Kristin. Dea ka edhe situatën e dasmës, më të shëmtuar.

Dea: Situata jote më reale këtu, është prap më e shëmtuar.

Luiz: Atë të zhgarraviz mban mend ti.

Dea: Luizi e bëri të madhe atë që tha Kristi, që unë të kapesha me të. Më ka kërkuar falje për komentin “Bletë punëtore”, por ka nisur ta përmendë masivisht. Ai nënkupton që unë kaloj nga djali në djalë.

Luiz: Cila lojë nuk të eci, puthja në dush, mos ardhja në dasmë, apo? Kush nuk të eci?

Dea: Fakti që prëmend gjëra kaq seksiste dhe kaq të vjetra, tregon që Luizi nuk është mashkulli i duhur për këtë program.

Efi: Nuk jam aspak dakord, shprehja Bletë punëtore, dihet se çfarë nënkupton.

Nita: Nuk është e pritshme nga Kristi dhe Dea t’i thonë ato fjalë.

Kristi: Atë darkë ne kishim pirë pak, ishim në qejf. Fillova të flas për Dean, që çfarë ka bërë më shumë ndryshe nga Nita. Dea me respekt, nuk e gjykoj fare, po sa fillova të flas për të, atëherë nisi provokoi Efi për një gjë që unë thash.

Efi: Çfarë thua mo, mua mos më përmend fare. Nuk po të provokoja, po të pyesja.

Luizi: A është seksist Kristi tani?

Kristi: Publiku është më i zgjuar se ti. Luizi donte që të na fuste ne të tre në konflikt dhe unë u distancova. Vura re që Dea ishte mërzitur. Unë pash që ti po e çoje në një hapësirë, ku po tregoje se doje të dilje diku.

Zhaklin: Unë dua të them, po Luizi pse i ka dhënë kaq shumë zë seksizmit të Kristit? Ti përse nuk i the Stop, Kristit? Po bëhesh si sekretari i Kristit.

Luizi: Unë e nxis që ta zhys edhe më shumë personin që po flet, qoftë Kristi, Dea apo Nita.

Zhaklin: Po pra, kjo është loja jote të zhysësh të tjerët. Vajzat kanë të drejtë të flirtojnë me kë të duan. Përse nuk i vure në dukje vlerat e saj, pikturën, skulpturën?

Luizi: Nuk kemi ardhur për këtë punë këtu.

Zhaklin: Keni ardhur për të gjitha, nuk keni ardhur për të zhytur njëri-tjetrin.

Kristi: Ti je i mërzitur sepse nuk të funksionoi, Dea nuk u mërzit fare. Nuk kam nevojë të të jap llogari fare unë ty.


Shtuar 26.04.2023 00:26