Berat, dy makina thërrmohen në një aksident
Në mesditën e sotme në qytetin e beratit janë përplasur dy makina ku kanë ngalur të plagosur drejtuesit e automjeteve. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Berat - Ura Vajgurore në mbikalimin në hyrje të fshatit Lapardha.

Përplasja ka qënë e fuqishme, pasi ka shkatëruar krejtësishtë dy mjetet, ndërkohë që kanë ngelur të plagosur drejtuesi i mjetit tip benz 26 vjeçari Dilaver Bilçari si dhe drejtuesi i mjetit tip audi, 30 vjeçari Alush Xherimeja.

Të plagosurit u dërguan me urgjenc pranë spitalit të këtij qyteti ku kanë marë ndihmën e parë shëndetësore dhe ende ndodhen nën terapi intesive. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2011, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori