I infektuar me koronavirus, e dashura e Ruganit komenton në profilin e lojtarit (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka paralizuar botën e normalisht edhe fotbollin.

Infektimi me koronavirus i lojtarit të Juventusit, Daniele Rugani ka tronditur edhe më tepër opinionin.

Vetë lojtari ka komentuar dhe ka thënë se është mirë, po ashtu ka kërkuar që të gjithë të mbrohemi nga ky virus.

Një tjetër koment domethënës ka bërë edhe e dashura e lojtarit në profilin e tij, Michaela Persico, duke treguar për gjëndjen e lojtarit dhe duke dhënë gjithashtu një mesazh sensibilizues.

“Ai tashmë është mirë, Wshtë pozitiv, por asimptomatik. Nuk ka siptoma. Për këtë arsye Italia rekomandon të gjithë të qëndrojnë në shtëpi! Sepse në shumë raste ndodh pa e ditur. Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe gjithçka kalon”, shkruan e dashura e Ruganit. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2020 08:36