Beqja: Qeveria përgjegjëse për situatën në Shkodër
Pëlqej
Ilir Beqja
Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për përmbytjet e ndodhura ditët e fundit në disa zona të Shkodrës. Deputeti i PS-së për qarkun e Shkodrës Ilir Beqja në një konferencë për shtyp duke bërë fajtore qeverinë për situatën e theksoi se ajo dështoi për të parandaluar përmbytjet që u rikthyen sërish në Shkodër.

“Këto përmbytje, që janë kthyer në një dështim të turpshëm të qeverisë Berisha, janë prova më e qartë se shqiptarët qeverisen nga një pushtet që di vetëm të vjedhë, të bëjë propagandë, por që mbytet në një pikë ujë kur vjen puna për të zgjidhur problemet e njerëzve” theksoi Beqja.

Ai gjithashtu theksoi se kryeministri duhet të dalë publikisht e të pranojë se ka dështuar duke i lënë banorët e Shkodrës nën ujë.
Berisha dështoi sepse për një vit qeveria e tij nuk morri asnjë masë për të parandaluar përmbytjet. Berisha dështoi të sigurojë banorët e Shkodrës sepse ai nuk vuri dorë në argjinatura, hidrovore e kanalizime as në qershor, as në korrik, as në gusht. Jo vetëm kaq, por Sali Berisha duhet t`u shpjegojë banorëve të Shkodrës dhe shqiptarëve se përse në vend që të ndërtonte argjinaturat dhe të riparonte hidrovoret e kanalizimet, shkurtoi me 90% fondin e buxhetit për argjinaturat” theksoi Beqja.
Shtuar më 30/11/2010, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori