Beqja: PD kundështoi mbështetësen e saj në PE, Doris Pack
Pëlqej
Ilir Beqja
Partia Socialiste përgenjeshtroi sot deklaratat e deputetit demokrat Fatos Beja, i cili akuzoi përfaqësuesit e opozitës si penguar të arritjes së kompromisit mbi draftin e paraqitur nga eurodeputetja Doris Pack për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Duke e konsideruar europarlamentaren si mbështetëse të flaktë të Partisë Demokratike, deputeti Ilir Beqja, i PS, tha se edhe vetë Doris Pack, e cila ishte e pranishme në tryezën e bisedimeve, e pa qartë kush i kundërshtoi propozimet e saj.

“Zoti Fatos Beja është shembulli i vetëpërdorimit të një burri që në moshën e tretë gënjen sepse ia kërkon Saliu”, tha deputeti Ilir Beqja. “Të gjithë e panë që ne dhe europarlamentarët e djathtë votuam pro amendamentit të zonjës Pack ndërsa PD votoi kundër mbështetëses më të flaktë që ka në PE. Sot edhe vetë zonja Pack e pa kush e pengon zgjidhjen e krizës”, shtoi më tej deputeti Beqja.
Shtuar më 05/11/2010, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori