Beqarë? Facebook sapo gjeti zgjidhjen ideale për ju
Mark Zuckerberg gjatë konferencës vjetore të F8 në San Jose të Kalifornisë ka dhënë një lajm të gëzueshëm për të gjithë përdoruesit e Facebook dhe sidomos për beqarët, të cilët nuk kanë pse ti ngacmojnë më vajzat në inbox.

Një aplikacion i ri i quajtur “Dating”, i cili është si një profil i ri në Facebook do t’iu vijnë në ndihmë për të realizuar takime online me persona të ndryshëm.

Dating”, sipas njoftimi zyrtar të bërë ditën e martë nga Mark Zuckenberk, do të funksionojë si të gjitha aplikacionet e tjera të njohjes që tashmë i keni të lidhura me profilin tuaj të Facebook-ut.

Personat që ndjejnë kënaqësinë që të ndajnë sa më shumë informacione rreth jetës së tyre personale në Facebook, tashmë mund ta bëjnë duke krijuar një profil të veçantë në “Dating”, ku përmes përditësimeve do të jeni në gjendje të njihni persona të tjerë.

Asnjë nga shokët tuaj ekzistues në Facebook nuk do të shfaqen gjatë përditësimeve në “Dating”, në mënyrë që të shmangni sikletin e tmerrshëm të kujtdo që njihni në jetën reale, duke kuptuar se jeni një person që ka nevojë për lidhje njerëzore ashtu si të gjithë të tjerët.

Ndryshe nga Tinder, Bumble, Match, Hinge dhe të gjitha aplikacionet e tjera të shumta që tashmë ekzistojnë vetëm bisedat me tekst do të lejohen në ndërshfaqjen në mesazhet në “Dating”, duke eliminuar çdo link apo foto nga biseda fillestare, shkruan Sot.

Zuckerberg ka thënë për aplikacionin e takimeve: “Ne e kemi ndërtuar këtë duke pasur parasysh privatësinë e sigurinë që nga fillimi”. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori