Beqaj: Shëndetësia falas është realitet, shqiptarët shpenzojnë më pak për shëndetin
Ministri i Shëndetësisë
Beqaj mori fjalën në seancën parlamentare dhe
foli mbi çështjet kryesore të diskutuara kohët e fundit mbi shëndetësinë në vend.
Beqaj mori fjalën dhe
foli gjatë mbi shëndetësinë në Shqipëri ku sipas tij çdo nditë e më shumë po bëhet realitet premtimi i qeverisë Rama për një shëndetësi
falas.
Sipas
Beqaj shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët po horxhojnë më pak mbi shëndetësinë dhe barnat për shkak se shumë prej tyre po marrin shërbimin publik
falas.
Për sa i përket situatës
gripale,
Beqaj theksoi se kjo periudhë
gripale ishte e shtrirë në të gjithë Europën dhe Shqipëria pati një ulje të suksesshme të valës
gripale falë efiçensës së mjekësisë dhe masave që mori Qeveria.
Ndër to
Beqaj foli edhe për mbylljen e shumë komentuar të shkollave ku ai tha që ishte masa më e duhur e marrë sepse kjo parandaloi përhapjen më të madhe të gripit.
Beqaj i bëri thirrje opozitës të mos frikësojnë popullin pasi nuk ka vdekur kush nga gripi, ai shpjegoi se rastet e ndodhura kanë qënë për shkak se organizmi ka vuajtur nga një sëmundje kronike.
Ministri i Shëndetësisë
foli edhe për vaksinat të cilat sipas tij ishin shumë efektive dhe vërtet janë marrë
falas nga një donacion i huaj./albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 12:52