Beqaj: Serbia s'mund t'i pengoje integrimet e Kosoves
Albeu.com
Ministri kosovar i Integrimit, Besim Beqaj ka deklaruar se Kosova po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.
“Është një proces, i cili ka filluar dhe normalisht ne si ministri jemi të involvuar në mënyrë maksimale, që t’i përcjellim aktivitetet dhe të gjitha progreset e arritura t’i raportojmë drejt Brukselit, që kjo çështje të trajtohet sa më seriozisht”, tha Beqaj në një intervistë dhënë për Radion Europa e Lirë.

Ai është shprehur se Serbia nuk mund ta pengojë Kosovën në rrugën e saj integruese dhe se Parlamenti Evropian ka dhënë një orientim shumë të qartë që Kosova duhet të përfshihet në këtë drejtim.

Duke u ndalur te procesi i vizave, Beqaj ka shtuar se nuk mund të flas për kohën, “por Kosova është e gatshme që tani për ta marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Mendoj se Parlamenti Evropian, deri më tash, ka dhënë një orientim shumë të qartë që Kosova duhet të përfshihet në këtë drejtim”.

Ai ka shtuar më tej se Beogradi po mban një qëndrim jokonstruktiv dhe ka nënvizuar se BE-ja duhet t’i bëjë atij presion që të sillet sipas normave evropiane.
Shtuar më 02/05/2010, ora 04:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori