Tronditëse! Motra shfrytëzon seksualisht motrën e mitur në Burrel, në pranga 27 vjeçarja

Policia ka ndaluar një 27 vjecare në Burrel pasi dyshohet se në kohë të ndryshme ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Në pranga ka rënë shtetasjaH. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat / Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja  H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.


Shtuar 30.12.2021 15:08