E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Beqaj: Mjekët mendojnë se ryshfeti nuk është problem
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Mapo”, ministri Beqaj është shprehur se mjekët dhe infermierët mendojnë masivisht se pagesa nën dorë nuk është problem. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk ka lënë pas edhe videoskandalin, duke nxjerrë në pah disa të vërteta të hidhura.

“Kemi një debat dhe një diskutim që vazhdojmë ta zhvillojmë, në vlerësimin tim në mënyrë të shëndetshme. Mjekët dhe infermierët mendojnë masivisht se nuk është pagesa nën dorë problemi kryesor i shërbimit shëndetësor. Sigurisht, ata janë në të drejtën e tyre, për sa kohë, përditë shërojnë jetë njerëzish; për sa kohë, përditë japin shërbim shëndetësor”, ka thënë ai.

Beqaj lë të kuptohet se videoskandali në QSUT mund të jetë publikuar si kundërpërgjigje e uljes së çmimit të ilaçeve.
“… Për të njëjtën sasi barnash të tregtuar në vend më 2013, me çmimet e vitit 2015 shpenzohen të paktën 50 milionë USD më pak.

Prej disa javësh jemi në një proces negociues të çmimeve të barnave në vend. Proces me ndjeshmëri jo të vogël dhe me interesa ekonomike shumë milionësh. Edhe ‘stuhia në gotë uji’ që fola më lart, koincidon me këtë proces…”, është shprehur më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori