Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Beqaj: Masa për frenimin e duhanpirjes, Ahmetaj: Promovim energjisë së gjelbër
Në një konferencë të përbashkët për mediat, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bënë me dije vendimet më të fundit të Qeverisë Rama.

Beqaj foli për ndryshimet e ligjit të akcizës për pjesën e spitalit, me qëllim uljen e duhanpirjes, ndërsa Ahmetaj foli për korigjimin fiskal të bio-dieselit.

Në deklaratën për shtyp, Beqaj nënvizoi faktin se aplikimi i ligjit antiduhan ishte një nga format për të luftuar përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se ndryshimi i akcizës për pjesën e spitaleve, bëhet që të ulet duhanpirja.

“Duhanpirja është një nga arsyet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre tumorale. Përveç zbatimit të programit të kontrollit bazë, dhe vendosjes së ligjit antiduhan ne po ndryshojmë edhe ligjin e akcizës për pjesën e spitaleve, me qëllim që të ulet duhanpirja”.

“Qeveria e vendosur që të jetë në krye të punëve dhe për zbatimin e ligjit me rigorozitet”, shtoi më tej ai.

Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se Qeveria është e angazhuar për energjinë e gjelbër, prandaj do të korigjojë regjimin fiskal të bio-dieselit.

“Regjimi fiskal aktual, jo vetëm që nuk e ka promovuar, korrigjimi i kësaj mase do të sjellë konkurrencën e ndershme. Do japim mbështetje reale për energjinë e gjelbër dhe prodhimin e brendshëm të saj. Po korigjojmë regjistrin fiskal të dieselit”, tha ministri. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori