Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Beqaj: Ligji antiduhan do të ketë kundërshti, por do arrijmë suksesin
Pëlqej
Në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve për fushatën “Shqipëria jo duhanit” ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi sot ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me këtë fushatë.

“Këtë aktivitet duhet ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Shpesh herë themi se zbatimi i ligjit ngelet vetëm brenda për brenda unazës së vjetër të Tiranës. Suksesi do të jetë edhe sa kapilar do të arrijmë të jemi . Ne jemi të vendosuir t’i japim inspektoriatit të gjithë mbështetjen e nevosjshme që edhe ai te jetë pjesë e aktivitetit për ta bërballuar këtë sfidë. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë nismës suksese, normalisht që do të ketë edhe kundërshtime”, tha ministri Beqaj.

Ndërsa perfaqesuesja e shoqerise civile, Kozara Kati, theksoi se ndërgjegjësimi është në interes të qytetarëve duke siguruar një të ardhme per zhvillimin e qëndrueshëm.

"Është turp që shoqeria civile si dhe aktorët si, media, shkollat, qytetarët të veprojnë tani, për të bërë një analizë të domosdoshme. Në vit vdesin mbi 400.000 njerëz ne bote për shkak të problemeve të shkaktuara nga duhani", tha Kati.

Për herë të parë, ndryshimet që pësoi ligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” parashikojnë gjoba edhe për duhanpirësit. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori