Beqaj: Janë marrë të gjitha masat, situata nën kontroll
Pëlqej
Gjatë një deklarate për mediat, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se nesër do të jetë në gatishmëri shërbimi shëndetësor. Teksa nënvizoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, ai tha se një rol të rëndësishëm luajnë edhe vullnetarët, të cilët do të japin kontributin e tyre për të pranishmit. Ekipi shëndetësor i specializuar, 12 ambulanca si dhe çadra me njësi të lëvizshme do të ofrohen për të gjithë të pranishmit që do të jenë nesër pjesë e Meshës së Atit të Shenjtë, Papa Francesku, në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”. Beqaj ka inspektuar nga afër çadrat, ku do të ofrohet shërbimi shëndetësor.

“Prej dy muajsh kemi nisur punën për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Kemi ekip shëndetësor për të garantuar të gjithë nevojën për shërbim shëndetësor të mundshëm për Atin e Shenjtë dhe delegacionin. Dhe qendrat e gjakut kanë rezervat e tyre. Prej 3 javësh kemi bërë planet për Spitalin e Traumës dhe QSUT dhe kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e situatës. Këtu është një qendër shëndetësore tek qendra mediatike, në shesh, për t’ju dhënë ndihmën qytetarëve. 12 autoambulanca janë në shërbim, një pjesë për delegacionin e Papatit, një pjesë për delegacionin tonë dhe një pjesë për qytetarët”.

Përpos stafit mjekësor, pritet që në gatishmëri te jenë dhe shumë vullnetare, të cilat do japin kontributin e tyre për të gjithë të pranishmit, që do kenë nevojë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori