Beqaj inspekton qëndrën shëndetësore të fshatit Marinzë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi sot qëndrën shëndetësore të fshatit Marinzë në rrethin e Fierit, për të ndjekur nga afër situatën e shëndetit publik të banorëve të kësaj zone.

Ai deklaroi nga Marinza se banorët do të vizitohen në banesat e tyre nga dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore. Beqaj bëri me dije se do të vihen në dispozicion dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore, në përbërje të të cilave do të jenë një mjek, një infermier dhe një punonjës social. Në këtë mënyrë, ata do të vizitojnë banorët e kësaj zone në shtëpitë e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2015, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori