Sllobodan Homen, sekretar i shtetit në Ministrinë serbe të Drejtësisë, në këtë mënyrë ka përgënjeshtruar njoftimin e zëdhënëses së EULEX-it Christina Herodes, e cila ka thënë se po zhvillohen bisedimet të Beogradit dhe Prishtinës "për të ecur përpara".Para fillimit të bisedimeve Beogradi kërkon nga EULEX-i që të japë përgjigje në disa çështje thelbësore. "Para së gjithash, cilat dispozita do të zbatohen në gjykata, ato që vlejnë në Serbi, të UNMIK-ut, ato të cilat janë aplikuara deri në vitin 1999 apo eventualisht dispozitat e qeverisë së Kosovës, gjë që për ne është plotësisht e papranueshme", ka thënë Homen për gazetën "Politika".
Përkundrazi ai ka paralajmëruar se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm Ministria serbe e Drejtësisë në Mitrovicë do të formojë gjykatën themelore, atë të lartë dhe për kundërvajtje. (qik)
Shtuar më 21/07/2009,
ora 18:38