Beogradi: Komunat kosovare te funksionojne ne baze te zgjedhjeve serbe
Albeu.com
Sipas Samarxhic funksionimi i komunave kosovare ne baze te zgjedhjeve serbe është me rëndësi për funksionimin e Serbisë ne Kosove përmes organeve të ligjshme.Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë Sllobodab Samarxhic, paralajmëroi fillimin e funksionimit të pushteteve komunale në Kosovë në bazë të zgjedhjeve serbe të 11 majit.

Deklarata u be dje ne Gracanice ku Ministri serb ndodhej për një vizitë në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë. Sipas Samarxhic funksionimi i komunave kosovare ne baze te zgjedhjeve serbe është me rëndësi për funksionimin e Serbisë përmes organeve të ligjshme.

Ai ka kërkuar që edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara të punojë me personat që kanë fituar në ato zgjedhje. Por zgjedhjet lokale të Serbisë që u organizuan edhe në Kosovë më 11 maj, janë cilësuar të paligjshme dhe të pavlefshme nga Misioni i OKB-së dhe institucionet vendase të Kosovës.

Zyrtarë të UNMIK-ut thonë se autoriteti i vetëm për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë është Misioni i Kombeve të bashkuara, të paktën deri më 15 qershor kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës.

Nderkaq zyrtarët vendas u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të jenë pjesë e institucioneve të ligjshme të Republikës dhe në këtë mënyrë të punojnë për mbrojtjen e interesave të këtij komuniteti.

Beogradi dhe serbët lokal kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës por edhe vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian, që do të mbikëqyrë vendimin për pavarësinë. (VOA)
Shtuar më 27/05/2008, ora 15:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori