Beogradi ka keqperdorur te dhenat demografike
Albeu.com
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka akuzuar autoritetet serbe për keqpërdorim të të dhënave demografike kur pohojnë se nga Kosova pas vitit 1999 janë larguar 200 mijë serbë.Në kumtesën e Akademisë thuhet se ajo kundërshton çfarëdo keqpërdorimi të dhënave demografike dhe vihet në pah se sipas regjistrimit nga viti 1991 (i bojkotuar nga shqiptarët) në Kosovë kishte 194.190 serbë ose 9.9 për qind me tendencë të rënies së madhe të natalitetit.

“Nëse nga Kosova janë zhvendosur 200 mijë serbë, atëherë në Kosovë nuk do të duhej të kishte asnjë serb”, thuhet ne këtë kumtesë. Akademia ka reaguar ne ekspozenë e ministrit të Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiç në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Shtuar më 20/06/2009, ora 19:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori