Beogradi: EULEX-i definohet neutral
Pëlqej
Albeu.com
Serbia ende nuk ka marrë raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, por, sipas informatave të cilat i disponon, në të është përfshirë marrëveshja e Beogradit dhe OKB-së ...... në gjashtë pika dhe definimi i qartë i EULEX it me mision neutral sa i përket statusit, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.
Mospajtimi i palës shqiptare me këtë plan është konstatuar në aneksin e raportit, ka thënë Jeremiq, pas bisedimeve që i ka zhvilluar me homologun portugez, Luis Amado.

Jeremiq gjithashtu ka thënë se ende nuk dihet se kur do të debatojë Këshilli i Sigurimit për raportin e Ban Ki-Moonit, por ka shtuar se kjo mund të ndodhë këtë javë. (rel)
Shtuar më 25/11/2008, ora 20:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori