Beogradi akuzon Shqiperine se perdori aspektin fetar te Kosoves ne OKI
Albeu.com
Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Borko Stefanovic, e ka akuzuar Shqipërinë se në konferencën e Organizatës së Konferencës Islamike është munduar që problemin kosovar ta paraqesë në ...... baza fetare dhe jo etnike, njfton portali Telegrafi.

Stefanovic u ka thënë gazetarëve në Beograd se delegacioni i Shqipërisë në konferencën e OKI në Dushanbe të Taxhikistanit, ka ofruar një tekst-rezolutë për Kosovën me anë të së cilës afirmohet pavarësia e saj, ftohen vendet anëtare që ta njohin Kosovën dhe kërkohet që OKI, siç tha ai, “të mbështesë kosovarët dhe myslimanët në Ballkan”.

“Është vërejtur një tentim i qartë, i pabesë, që problemi i Kosovës të paraqitet në aspekt fetar dhe jo në atë etnik”, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se në tekst thirret edhe për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, përshëndetet anëtarësimi në FMN dhe BB dhe pohohet përcaktimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
Shtuar më 22/05/2010, ora 10:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori