"Benzi" përfundon në kanal, kush është pasagjeri që vdiq në Fier
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në aksin Fier-Roskovec.

Policia bën me dije se shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka rënë brenda në kanal.

Për pasojë ka vdekur në vend shtetasi Agron Shehaj 52 vjeç, banues në Patos.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2018, rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, shtetasi E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.Sh, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi M.Sh, 25 vjeç, banues në Patos.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2018, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori