Rama surprizon me lukun e tij te Kadastra, vesh çorape rozë (FOTO LAJM)

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ku bashkë me drejtuesit e këtij institucioni, prezantuan reformën e digjitalizmit që nis nga muaji korrik.

Rama, gjatë prezantimi është shfaqur, si përherë, me një look jo dhe aq zyrtar. Ai kishte veshur atlete ngjyrë të bardhë dhe në sy bien çorapet rozë të ndezur.

Nuk dihet arsyeja e kësaj zgjedhjeje të kryeministrit, por as nuk duhet të habitemi shumë sepse stili i tij zakonisht i tillë është, pavarësisht ambientit ku ndodhet apo kodit të veshjes që duhet të ketë si shefi i qeverisë shqiptare./albeu.com