"Benz-i" me dy vajza i pret rrugën automjetit tjetër, plagoset njëra prej tyre
Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit.

Një automjet tip Benz ,me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Wolsvagen ,me targa AA 308 YR.

Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, shtetësja B.M. Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës.

Ndërkohë dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Sipas burimeve të para hetimore mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë, shkruan bw.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 26/09/2020, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori