Casemiro shumë pranë United, Ten Hag refuzon të flasë: Nuk mund t’ju tregoj asgjë

Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag ndryshe nga Ancelotti ka refuzuar të flasë për transferimin e Casemiros.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori brazilian do të zbarkojë në Manchester në orët në vijim, pasi largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i Real Madridit.

Gjithësesi ndryshe nga italiani, për Ten Hag ende nuk është momenti i duhur për të folur për këtë.

Ai i bëri bisht pyetjeve të gazetarëve, duke iu përgjigjur se tani për tani nuk mund të thotë asgjë për këtë çështje./albeu.com


Shtuar 19.08.2022 15:12