Bënte gara shpejtësie i dehur, shoferi "çmend" policinë në Tiranë
Policia e Tiranës ka nisur aksionin në fundjavë për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës i ka zënë pritë gjatë natës, drejtuesve të makinave në Unazën e Madhe për përdorimin e alkolit.

Nje automjet "Porche Panamera GTS" u konstatua duke bërë garë me shpejtësi dhe pasi u ndoq nga Policia Rrugore dhe u kap në Sauk.

Policia bën me dije se shoferi rezultoi se drejtuesi i tij R.M kishte pirë alkol: në testin e parë rezultoi me 0.34 mg/l, në të dytin me 0.27 mg/l.

18 Leje Drejtimi u pezulluan deri në mëngjes per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 6 drejtues mjetesh u arrestuan në gjendje të dehur.

Një prej tyre, në rrugën "Selim Brahja", me iniciale R.TH, rezultoi me alkolmasën 0.86 mg/l dhe 0.56 mg/l në tetsin e dytë.

Në rrugën "Selim Brahja", M.H u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën 0.88 mg/l dhe 0.79 mg/l në testin e dytë e po aty edhe shtetasi T.M që rezultoi me 0.65 mg/l dhe 0.57 mg/l në dy testet. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori