Bënin trafik armësh dhe municionesh nga Shqipëria në Greqi, policia shkatërron grupin
Policia greke shkatërron një grup kriminal që trafikonte armë dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi.

Nën akuzë janë njëmbëdhjetë personave, 5 prej tyre të huaj.

Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Katër prej personave u arrestuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet në Rethymnon.

Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov dhe më shumë se 100,000 fishekë.
Shtuar më 15/09/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori