Bëni gati veshjet e trasha, na presin ditë të ftohta javën e ardhshme
Pëlqej
Vera po ikën më të fund! Java e fundit e këtij muaji si edhe fillimi tetorit pritet të karakterizohet nga një rënie beftë e temperaturave duke na kujtuar kështu se jemi në vjeshtë.

Stacionet meteoroligjike europiane kanë konstatuar se një masë e madhe ajri e ftohtë do të zbresë nga veriu i kontinentin duke "pushtuar" tërësisht Europën Jugore, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Ndryshimi do të vërehet që nga e hëna në mesditë, raporton Albeu.com.

Ajri i ftohtë pritet t'i ulë temperaturat deri në 14 gradë, ndërsa në male nuk përjashtohet edhe rënia e deborës.

Ndërkohë, situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë fillimit të tetorit ku parashikohen shira të dendur thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Epo, ç'të themi? Vera iku, tashmë duhen bërë gati veshjet e trasha! /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori