Bëni gati shamitë! Rama mban fjalimin e zakonshëm për situatat e jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për shtyp duke mbajtur fjalimin e zakonshëm të tij për situata të jashtëzakonshme.

këto raste, Rama bën një hap dhe në vend të një lideri që nëpërkëmb çdo pushtet me arrogancë dhe çdokënd që i del para, ai shitet si një person që fillimisht numëron gabimet e veta dhe më pas thekson se po sakrifikon shumë për të bërë shtet.

Madje, Rama nuk harron të përmendë fëmijet dhe familjen me zërin që i dridhet në këto lloj fjalimesh, siç bëri edhe sot.

Nëse dikush do të kishte jetuar i izoluar nga bota dhe do të dëgjonte sot Ramën, me siguri do të qante, por secili që ka jetuar këtu këto vite nuk mund të përlotet para se t'i shkojë ndërmend raporti klientelist e bizneset, PPPT-të e famshme, rritja e frikshme e kostos së jeteses, lufta e paprecedent me median dhe gazetarët duke i ndarë në "tanët" dhe "kazani", burgu për fatura të papaguara, gjoja punësimi sipas meritës dhe mbushja e administratës me mitingashë njëlloj si të tjerët para tij, etj.

Pjesë nga fjalimi Ramës:

Mbase nuk është momenti për të renditur sa shumë kemi bërë në një fushë të djegur e rrënuar në vetëm 5 vite e gjysmë më parë. Shpesh herë kam përshtypjen se shumëkush harron.

Sporti kombëtar këtu ishte vjedhja, ishte droga ishte krimi si hije e jetës politike e publike, që nga vrasësit e përdhunuesit që nxirreshin nga burgu për të shoqëruar deputetët e partisë në fushata.

Vrasjet ordinere kanë qenë dy fish më shumë se sot. Mos të harrojmë vrasjet politike, paprekshmëria e të fortëve, prokurorë e gjykatës që nuk guxonte kush ti prekte jo më ti çonte para institucioneve të drejtësisë.

Kjo Shqipëri që kemi nuk krahasohet me atë që kishim kur drejtohej nga këta që kërkojnë kokën time. Ka varfëri aktualisht, ashtu siç kishte më shumë të papunë, por kishte shumë më tepër 5.5 vite më parë e këto janë të faktuara.

Janë prodhuar vetëm lajmë të këqija për Shqipërinë. Studentët me protestën e tyre e vunë në rendin e ditës atë që ne nuk e kishim.Ky është fakt, një fakt që tregon se sa i vërtetë është për mua fjala bashkëqeverisje.

Tregon se sa i madh është dallimi me qeverinë e atyre që bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna. Në Shqipërinë që kemi sot nuk ka njeri të zakonshëm që të mos ndihmohet nga qeveria.
Ku ishte shteti për ata pa miq, pa kushërinj a krushq?

Koha kur drejtësia e re do të ndajë akuzën nga krimi, do të ndajë politikanët që flasin nga maja e takave firmato.

Është fatkeqsi e këtij vendi që goditet nga bijtë e vet. Është goditje fatale që mund të ndikojë në vendimin për hapjen e negociatave.

Nuk jam këtu sot për të fajësuar opozitën, por nuk jam i qetë që opozita është kthyer në shqetësim serioz për SHBA e për vendin.

Kjo opozitë e ka lënë prej kohësh këtë vend pa një sfidant të qeverisë.

Opozitën nuk e zgjedhim por e pranojmë pa kushte si shprehje të pakicës.

Një pjesë ku tregon se edhe ai ka gabuar:

"Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull.
Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride.

Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën, të cilës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi.

Unë nuk jam as i rënë nga qelli dhe as i pagabueshëm. Përkundrazi kam bërë gabim, edhe jam tërhequr edhe kam thënë më fal.

Jam tërhequr duke bërë hap prapa më shumë se njëherë, kur kam parë që ata që protestojnë kanë të drejtë. Kam bërë çmos tu gjendem atyre që më kontaktojnë”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2019, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori