"Bëni gati kurrizin", Erion Kristo ironizon "flotën" e re luksoze të Policisë së Shtetit
Ditën e djeshme ishte Kryeministri Edi Rama ai që bëri publik faktin se Policia e Shtetit ishte pajisur me 110 furgona të rinj dhe 49 fouristrada.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga një flotë qesharake që kishte policia e shtetit, tani “do të kemi një flotë me fuqi të re motorike.”

Për këtë cështje, ka reaguar pedagogu Erion Kristo me një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, nuk ka një arsye konkrete përse duhen këta furgonë luksozë ndërsa me ironi shkruan se bandat dhanë dorëheqjen nga frika sapo panë "flotën e re".

Postimi i Plotë

A i patë makinat superlluksoze të policisë? U bëmë si Dubai. Sa më të shtrenjta makinat e policisë, aq më pak luftë i bëhet krimit të organizuar.

Ska më banda as në Vlorë, as në Tiranë, as në Durrës, as në Fier, as në Elbasan, as në Shkodër, etj. Dhanë dorëheqje nga frika sa panë flotën e re.

Lumsi ata qytetarë shqiptarë që do hipin në furgonët e rinj. Do kënaqen. Roverat e rinj i kuptoj. Janë pashallarë policët dhe u takon.

Po 110 furgonë për çfarë duhen? Do merren me transport udhëtarësh? Do transportojnë mobilje? Apo do arrestojnë ndonjë qytet komplet? Populli në çadra, policia me kolltuqe. Shteti policor u kompletua. Bëni gati kurrizin.

Shtuar më 12/05/2020, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori