Bënë kërdinë në argjendari, pronari tregon si ndodhi grabitja
Një argjendari në qytetin e Lushnjes është vjedhur vetëm një ditë më parë gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar.

Autorët kishin hyrë me dhunë brenda biznesit duke thyer xhamat dhe qepat, dhe kishin vjedhur bizhuteritë prej ari që gjendeshin në vitrinën e argjendarisë.

Sipas pronarit bizhuteritë e vjedhura kanë vlerën 100 milionë lek të vjetra.

Pronari i argjendarisë së grabitur, Bujar B., 47 vjeç, shprehet se ka arritur të shohë nga kamerat e sigurisë vetëm momentin e largimit të autorëve.

“Nuk dëgjova asnjë zhurmë se shtëpinë e kemi një kat lart dyqanit. Por nga ora 5 e mëngjesit ra alarmi dhe thashë të hap njëherë kamerat e sigurisë, se alarmi bie dhe kot ndonjëherë. Por më pas pashë që më kishin marrë gjithçka. Ishin katër persona brenda dyqnait, njëri priste në makinë”, tregon pronari 47-vjeçar. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori