Një persona është arrestuar nga policia e
Shkodrës dhe një tjetër është proceduar penalisht, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në qytet.
Polcia njofton se është arrestuar 23-vjeçari me inicialet K.F, ndërsa u procedua 18-vjeçari me inicialet D.K..
23-vjeçari akuzohet për katër vjedhje të ndodhur në
Shkodër, ku ka marr paratë në shtëpinë e disa personave, ndërsa 18-vjeçari akuzohet për përvetësim të mallrave të
vjedhur.
Njoftimi i policisë
Shkodër
Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e
Shkodrës.
Arrestohet 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë
Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, u bë zbardhja dhe dokumentimi i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e
Shkodrës.
Si rezultat u arrestua
shtetasi K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”,
Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë
shtetasi D. K., 18 vjeç, banues në Golem,
Shkodër, për veprën penale “Përvetësimi i mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Veprimet hetimore për këta shtetas u bënë pasi në fshatin Dajç, më datë 23.11.2020, është konstatuar e
vjedhur banesa e
shtetasit B. Gj. Në vijim të punës hetimore, në banesën e
shtetasit D. K. u gjetën dhe u sekuestruan orenditë shtëpiake dhe një armë gjahu çifte që
shtetasi B. Gj. e mbante me leje, të cilat ishin
vjedhur nga
shtetasi K. F.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se
shtetasi K. F. është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e
Shkodrës, konkretisht:
-Në lagjen “Tre Heronjtë”, më datë 03.10.2020, ka
vjedhur vlera monetare në banesën e
shtetasit L. M.;
-Në fshatin Grude e Re, më datë 16.102020, ka
vjedhur vlera monetare në banesën e
shtetasit Gj. N.;
-Në lagjen “Vasil Shanto”, më datë 28.10.2020, ka
vjedhur vlera monetare në banesën e
shtetasit M. A.
Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e
Shkodrës, në të cilat mund të jenë përfshirë këta shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 11:52