Ben Blushi: Trump, produkt i pastër i demokracisë (FOTO LAJM)

Ben Blushi ka përshëndetur inaugurimin e presidentit Donald Trump si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.

Blushi shprehet optimist se presidenti i ri do të sjellë ndryshime të mëdha në botë, për më shumë shpresë dhe më shumë drejtësi.

TRUMP DAY

Sot është dita kur Donald Trump betohet zyrtarisht si President i Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Gjithë bota është duke pritur çfarë do ndodhë në kohën Trump.

A do ketë luftë? A do ketë më pak terrorizëm? A do ketë më shumë zhvillim dhe mirëqenie? A do ketë më pak përqëndrim pasurie në duart e pak njerëzve? A do ketë më pak të varfër? A do ketë rishikim kufinjsh në Ballkan? A do mbështetet projekti i Europës së Bashkuar?

Unë besoj se bota ende ka nevojë për lidershipin amerikan dhe sidomos demokracia ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet dhe të përhapet me shpejtësinë e tregut.

Amerika është fuqia më demokratike në historinë e njerëzimit dhe nëse nuk do ekzistonte, do duhej ta kishim shpikur. Presidenti Trump është një produkt i pastër i demokracisë dhe tregut dhe për këtë shkak do ti mbrojë të dyja në dobi të paqes dhe ekuilibrit global.

Trump është Presidenti i një bote që pret një ndryshim. Nuk është Presidenti i të varfërve por Presidenti i optimizmit të varfër. Nuk është Presidenti i elitës, por i ndryshimit që vjen nga lodhja prej elitës. Nuk është vetëm Presidenti i Amerikës është më shumë se kaq.

Është një mundësi për të ndryshuar për mirë rendin e punëve në një botë që është shumë keq./albeu.com/

Shtuar më 20/01/2017, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori