Belshi përfshihet nga flakët, rrezikohen disa banesa (VIDEO)
Rritja e ndjeshme e temperaturave, ka kthyer sërish frikën nga zjarret. Kështu, një vatër zjarri e fuqishme është shfaqur në Belsh.

Përmasat e flakëve, të cilat thuhet se janë të mëdha, rrezikohen disa banesa, mes të cilave është shtëpia e Kulturës dhe një karburant.

Të gjendur përballë kësaj situate, vetë komuniteti ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të lokalizuar dhe shuar zjarrin. Sakaq, është kërkuar ndihmë nga stacioni i Shërbimit të Zjarrfikëses në Elbasan, pasi Bashkia e Belshit nuk ka mjete zjarrfikëse. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori