Belleair, pasuron floten me avione te rinj
Albeu.com
Para dy ditesh, kompania ajrore e mirenjohur shqiptare Belleair, e cila qe prej nje viti e gjysem operon edhe ne Prishtine, organizoi eventin prezantues te avioneve te rinj ne floten e saj.Ne prani te Kryeministrit te Shqiperise Z. Sali Berisha, Ministrit te Transporteve z. Sokol Oldashi, Ministrit te Ekonomise z. Dritan PRIFTI si dhe shume te personaliteteve te mirenjohura te politikes, ekonomise dhe kultures, u be prezantimi I historise se suksesshme te kesaj kompanie dhe planet ambicioze te saj per te ardhmen. Duke vene theksin mbi sukseset e deritanishme, Z. Ilir Xhelo, president i kesaj kompanie, shpalosi para te pranishmeve ambiciet e kompanise Belleair per te ndertuar nje infrastrukture moderne prane Aeroportit te Nderkombetar te Tiranes “Nene Tereza” qe do te konsistoje ne nje numer te madh hangaresh per avione si dhe ne ndertimin e te pares akademi aeronautike shqiptare, cka sipas Z. Xhelo do te mundesoje qe ne vitete e ardhshme shqiptaret te kene pilotet, mekaniket dhe inxhinieret aeronautik shqiptare shkolluar dhe diplomuar sipas te gjithe standarteve boterore.

Ne fjalen e tij pershendetese Z.C hristopher Buckley, zv.presidenti ekzekutiv i shitjeve te AIRBUS per Europen, vuri ne dukje se kompania AIRBUS eshte krenare qe po futet ne tregun Shqipetar nepermjet nje kompanie me karakteristika kaq premtuese per te ardhmen sic eshte Belleair. Shqiperia, cilesoi Z. Buckley, eshte nje vend Europian qe ka nje zhvillim te shpejte ne rajon dhe nje te ardhme te sigurte ne industrine e aviacionit.

Duke shprehur bindjen e nje bashkepunimi te frutshem dhe afatgjate me Belleair ai siguroi qe Flota e Airbus-it ne kompanien Belleair do te zgjerohet ne te ardhmen e afert dhe kjo ne dobine e te dy partnereve.

“Te Belle Air ne shohim nje operator serioz te Airbus-it qe ka karakteristika premtuese ; e shohim kete ne rritjen e tregut, ne kualitetin e sherbimeve sipas standarteve te Ops BE, si dhe ne projektet e ardhshme si Akademia Ajrore e Belle Air, organizata e Riparimit dhe Mirembajtjes Belle Air me Hangarin e saj, ku Airbus-et do te mirembahen dhe riparohen ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes”


Fakte e Shifra per BELLE AIR

Belle Air eshte themeluar ne Qershor te vitit 2005 dhe filloi operimin me 1 Mars 2006. Fillimi ishte me nje avion tip MD82 duke fluturuar ne 7 destinacione ne Itali. Ne 4vjet te aktivitetit te vet Belle Air u shendrua ne nje lojtar te rendesishem per zhvillimin.

e Aviacionit Civil te Vendit dhe per te lehtesuar levizjet ajrore ndermjet Shqiperise e Kosoves me Europen nepermjet nje strategjie “Low Cost”.Aktualisht Belle Air fluturon ne 24 destinacione, ku 20 jane me nisje nga Tirana dhe 4 me nisje nga Prishtina. Gjithashtu Belle Air realizon fluturime qe lidhin destinacionet duke perdorur “ hub” si Tiranen edhe Prishtinen. Belle Air sot kryen me shume se 43% te totalit te levizjes se pasagjereve nga dhe per ne Aeroportin e Tiranes, duke u rritur perqindja vit pas viti: ne vitin 2006 transportoi 120.000 pasagjere, në vitin 2007 transportoi 270.000 pasagjere dhe në vitin 2008 ishin 470.000 pasagjere, ndersa per vitin 2009 parashikohet te arrije ne 630.000 pasagjere. Belle Air eshte krenar te njoftoje futjen ne operim te 4 avioneve te rinj ne floten e vet:

3 Airbus, nga te cilet 2 A320-233 1 A319-132, prodhuar perkatesisht ne vitin 1995 dhe 2004.

1 ATR72-500 i sapo dale nga fabrika.


Flota e re Belle Air do te jape me shume fleksibilitet dhe komfort per pasagjeret tane dhe do te jete me efekt per mos ndotjen e ambientit, duke mbajtur njekohesisht standarte te larta te industrise lidhur me sigurine ne fluturim. Belle Air eshte krenar te hape Shqiperine per industrine e Airbus dhe ATR, kulmet e Industrise se Aviacionit Boteror.
Shtuar më 29/10/2009, ora 22:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori