Përmirësimi i shkurtër i motit gjatë mbrëmjes së të enjtes do të pasohet nga një përkeqësim gradual në mëngjesin e ditës së premte, parashikojnë meteorologët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit nesër.
Më tej, do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto herë-herë të dendura në veri e verilindje.
Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.
Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, herë-herë e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2ºC deri në 5ºC
zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC