Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Belgjika shuan shpresat e azilkerkuesve shqiptare nga Maqedonia
Albeu.com
Belgjika nuk do të pranojë asnjë kërkesë nga azilkërkuesit shqiptarë nga Maqedonia. Nuk ka azil ekonomik dhe politik për qytetarët e Maqedoninë, ishte kategorik të premten ambasadori i Belgjikës në Sofje, me mbulim edhe të Maqedonisë, Mark Mishelse, i cili qëndroi në Shkup për të ...... përcjellë porosinë e Brukselit se vendi i tij nuk do të japë azil për qytetarët e Maqedonisë. Pas takimit që kishte me numrin dy të qeverisë maqedonase, Abdylaqim Ademi, Mishelse tha se vetëm deri më 23 shkurt azil në vendin e tij kanë kërkuar 439 persona, transmeton Alsat-M.

“Gjasat që të fitohet azil virtualisht janë zero. Pse është kjo. Fillimisht se nuk ka azil ekonomik, pastaj aplikohen kriteret e konventës së Gjenevës dhe aty qartë është theksuar se për të fituar azil duhet të vërtetohet frika e përndjekjes. Këtë fenomen të përndjekjes mund të ndeshim në vendet siç janë Afganistani apo Somalia, por ne nuk duhet të harrojmë se Maqedonia ishte e gatshme të inkuadrohet në NATO para dy vjetëve, ndërsa Komisioni Evropian vitin e kaluar dha mendim pozitiv që të jepet datë për bisedimet për anëtarësim. Në këtë rast ata që kërkojnë azil politik nuk kanë gjasa”, deklaroi Mishelse.

Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti komentoi sot dukurinë e shpërnguljes së shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës. Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve të mos manipulohen, pasi në vendet e BE-së do të përfundojnë nëpër llogore.

Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi tha se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme që tu dalë në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që ndodhen në Belgjikë dhe që kanë vendosur vullnetarisht të kthehen në vendlindjet e tyre.
Shtuar më 27/02/2010, ora 18:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori