Belgjika: Serbia në BE pasi ta zgjidhe problemin me Kosoven
Albeu.com
Belgjika do të insistojë që marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën dhe bashkëpunimi rajonal janë kushte kyçe për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE ka deklaruar Sekretari belg i Shtetit për Çështje Evropiane Olivier Chastel.
"Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se partnerë të saj në procesin e anëtarësimit nuk janë ekspertët nga Komisioni Evropian, por 27 shtetet anëtare të BE-së, prej të cilave 22 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për to do të jetë e papranueshme që Serbisë t'i lejohet hyrja në BE me territorin të cilin ato vende e konsiderojnë shtet të pavarur... Është vetëm çështje kohe kur disa anëtarë të BE-së do të shtrojnë çështjen e përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Qartë si kristali është se Serbia nuk do të mund të hyjë në BE para se të zgjidhë problemin e Kosovës", ka theksuar Chastel. për portalin waz.euobserver. duke shtuar se presidenca belge me BE-në, e cila do të zgjasë nga 1 korriku deri më 1 janar 2010, megjithatë karshi statusit do të jetë neutrale.
Shtuar më 10/03/2010, ora 18:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori