Belgjika ofron mbështetje për statusin
Belgjika do të ofrojë mbështetje për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Kështu është shprehur gjatë ditës së sotme Melchior Wathelet, Ambasadori Special i Qeverisë belge dhe ambasadori belg në Tiranë, Marc Michielsen gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin tonë të Jashtëm, Edmond Haxhinasto.


Wathelet vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në zhvillimin e vendit dhe në përmbushjen e reformave për integrimin në BE. Ai siguroi për vijimësinë e marrëdhënieve shumë të mira dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në të ardhmen, si dhe për mbështetjen e Belgjikës lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat”- thuhet ne njoftimin per shtyp te MJ.

Nga ana e tij, Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë procesit të integrimit evropian. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori